Një i plagosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një i plagosur në Prishtinë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:57
Ilustrim

Sonte rreth orës 19:30 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, në rrugën "Vëllezërit Fazliu" në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar një armë zjarri.

“Nga rezultatet e para të veprimeve hetimore policore dyshohet për një person të plagosur nga arma e zjarrit.

Në të njëjtën kohë policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar një armë, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Viktima është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq policia është duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat