Droga shqiptare shkon edhe në Turqi! Dy trafikantët kapen në Stamboll me 200 kg kanabis

Kronikë e zezë

Droga shqiptare shkon edhe në Turqi! Dy trafikantët kapen në Stamboll me 200 kg kanabis

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:42
Droga

Dy trafikantë shqiptarë janë vënë në pranga nga Policia e Stambollit, teksa po përpiqeshin në hidhnin në tregun e zi një sasi prej 200 kilogramësh kanabis të llojit skunk.

Media turke ka raportuar në pranga kanë rënë shtetasi me inicialet D.R, me origjinë nga Kosova dhe shtetasi shqiptar, 33 vjeçari me inicialet J.A.

Nëse droga do të shitej do të kapte vlerën e mbi dy milionë euro. Media turke shprehet se shqiptarët ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat