Përleshen në mes veti katër persona në Pejë

Kronikë e zezë

Përleshen në mes veti katër persona në Pejë

Nga: Bota sot Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

Katër persona janë përleshur dje në rrugën “Selman Lajqi” në Pejë në ora 21:00. Policia raporton se të involvuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje katër meshkuj K/Shqiptarë janë përfshirë në rrahje mes veti, me ç’rast të gjithë të involvuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre prej tyre dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë vazhdon tretmanin mjekësor dhe njësit policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport policor 24 orësh./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat