Arrestohen dy femra dhe një mashkull për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen dy femra dhe një mashkull për prostitucion

Nga: Bota sot Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Dy femra dhe një mashkull janë arrestuar dje në Gjakovë në ora 19:30 për prostitucion.

Policia raporton se, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje ndërsa i treti është liruar.

“Janë arrestuar dy femra dhe një mashkull K/Shqiptar-e, pasi që të njëjtit janë marrë me prostitucion. Si prova materiale janë konfiskuar tre celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, ndërsa  dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor 24 orësh./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat