Pesë persona në pranga, për posedim të armëve pa leje

Kronikë e zezë

Pesë persona në pranga, për posedim të armëve pa leje

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prizren dhe tre në Mitrovicën e Jugut meqë atyre pas kontrollit policor u janë gjetur në posedim armë zjarri pa leje

Në dy raste të ndara, pesë persona janë prangosur nga Policia e Kosovës pasi atyre u janë gjetur në posedim armë zjarri për të cilat nuk kanë pasu leje.

Dy nga ta janë arrestuar në Prizren, ndërsa tre të tjerë në Mitrovicën e Jugut dhe me vendim të prokurorit që të gjithë janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat