Tentojnë të vjedhin arkën e Kishës në Tiranë, policia në kërkim të autorëve

Kronikë e zezë

Tentojnë të vjedhin arkën e Kishës në Tiranë, policia në kërkim të autorëve

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:18
Ilustrim

Një tentative grabitje ka ndodhur dje në rrugën “Ali Pashë Gucia”.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin arkën e një kishe katolike në kryeqytet.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 18.02.2018, në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’, kanë tentuar të vjedhin me thyerje, arkën e një kishë katolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat