Një person humb jetën nga zjarri në shtëpinë e tij në Ohër

Kronikë e zezë

Një person humb jetën nga zjarri në shtëpinë e tij në Ohër

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 20:47
Ilustrim

Një person i moshuar ka pësuar nga zjarri, i cili shpërtheu në shtëpinë e tij në të cilën ka jetuar i vetëm, në fshatin Pesoçan të Ohrit.

Rreth orës 18:00 është denoncuar në Njësinë Territoriale Zjarrfikës në Ohër, e cila ka intervenuar me dhjetëra zjarrfikës, të cilët kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur të djegur çatinë e shtëpisë.

Për një kohë të shkurtë zjarri është lokalizuar, por nuk kanë arritur të shpëtojnë plakun, trupi i të cilit është gjetur në brendi të shtëpisë.

Arsyet e zjarrit do të konfirmohen nga hetimet.

Ndërsa para dhjetëra ditëve incident i ngjashëm i ndodhi edhe një gruaje të moshuar në shtëpinë e saj në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat