I riu masakron me thikë vëllanë në Kamzë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

I riu masakron me thikë vëllanë në Kamzë, arrestohet nga policia

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Një sherr i çastit mes dy vëllezërve për fat nuk ka përfunduar ne menyren me te keqe ketu ne Tiranë kete te diele.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllian shtetasin M.P, 18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”

Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat