Plagosja në Laç, prangoset gjatë natës autori - Bota Sot
Plagosja në Laç, prangoset gjatë natës autori

Kronikë e zezë

E premte, 21 shtator 2018

Plagosja në Laç, prangoset gjatë natës autori

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

U prangos gjatë orëve të natës pranë zonës së Gjormit shtetasi Xhevahir Lika.

Ky i fundit qëlloi dje në mbrëmje me armë në qytetin e Laçit pas një sherri me një personi tjetër.

Shtetasi i arrestuar u konfliktua me Gent Bushin, i cili mbeti i plagosur. Sherri lindi pas një konflikti të çastit, për motive ende të papërcaktuara.

Njoftimi i Policisë

Në Laç, pas një konflikti të çastit mes dy shtetaseve, ata janë goditur me grushte dhe sende të forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

 

Nuk ka të lënduar nga të shtënat.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe fale veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh.L, që qëlloi me arme zjarri në ajër.

Policia është vene në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test