Një person është arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, atij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike-Skorpion cal-7.65 mm me karikator- pa municion.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.