Përplasen dy makina në Tiranë, një i plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina në Tiranë, një i plagosur

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 07:59
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se aksident ka ndodhur në rrugën ‘Bardhyl’, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri raportohet se është një nga pasagjerët që ndodhej në makinë, ndërsa ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat