U plagos sot në Selitë, zbulohet konflikti i të riut me Shullazin

Kronikë e zezë

U plagos sot në Selitë, zbulohet konflikti i të riut me Shullazin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:13
Ilustrim

Gjon Pelivani, një nga dy të plagosurit e ditës së sotme në Selitë, është një person i njohur për Policinë e Shtetit. Përveç faktit që ka ndryshuar emrin e mëparshëm dhe ka qenë i dënuar për vjedhje, Pelivani ka pasur konflikt edhe me bandën e Emiljano Shullazit. Ai është plagosur në vitin 2015 nga vetë krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, që ndodhet në burg.

Gjon Pelivani dhe një person tjetër me iniciale R. Hoxha u qëlluan me armë në një lokal në Selitë pas një sherri që patën me një person të quajtur Arti M. Ky i fundit i qëlloi të dy duke i plagosur dhe u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Policia është kërkim të tij. Nuk dihet arsyet e sherrit mes tyre që çoi në krim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat