Ekzekutimi me silenciator/ Pse u shoqëruan 2 djemtë e biznesmenit, policia në ndjekje të…

Kronikë e zezë

Ekzekutimi me silenciator/ Pse u shoqëruan 2 djemtë e biznesmenit, policia në ndjekje të…

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:26
ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes, kur biznesmeni Memli Begalla, nga Progonati i Tepelenës, baba i tre fëmijëve u ekzekutua ne nje atentat mafioz me plumb ne koke, policia e Tiranës ngriti pika kontrolli në rrugët kryesore dhe në hyrje-dalje të qytetit, shkruan “Panorama”. 

Ndërsa shoqëroi edhe disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat apo motivet e krimit. Mes të shoqëruarve janë edhe dy djemtë e viktimës, të cilët ndodheshin pranë zonës ku ndodhi ngjarja mbrëmjen e djeshme.

Sapo mësuan lajmin për atentatin ndaj babait të tyre, ata shkuan në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë se çfarë kishte ndodhur.

Ndërsa shërbimet e Policisë u kërkuan që të paraqiteshin për të dhënë deklarime rreth ndonjë konflikti të mundshëm, që babai i tyre mund të ketë pasur apo edhe ndonjë dyshim konkret, që ata mund të kenë për autorët apo motivet e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar edhe disa dëshmitarë, banorë të zonës, ndërsa është në ndjekje të makinës “BMW” me ngjyrë të zezë, me të cilën janë larguar autorët e krimit.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, sipas Policisë, janë larguar me një automjet tip “BMW” me ngjyrë të zezë dhe shërbimet janë vënë në ndjekje të saj.

Zona ku ndodhi ngjarja është me ndriçim të dobët dhe askush nga kalimtarët apo banorët nuk ka mundur të dallojë atentatorët, ndërsa janë sekuestruar disa kamera sigurie për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat