Rahovec, sulmon fizikisht babin, arrestohet

Kronikë e zezë

Rahovec, sulmon fizikisht babin, arrestohet

Nga: A.S Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 09:23
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërit të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babin dhe motrën e tij duke u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat