I moshuari 70 vjeçar gjendet i vdekur në shkallët e banesës së tij në Tiranë

Kronikë e zezë

I moshuari 70 vjeçar gjendet i vdekur në shkallët e banesës së tij në Tiranë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 17:25
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një i moshuar i moshës 70 vjeçare është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë rrugës “Shefqet Kulla”. I vdekuri është shtetati me inicialet Th.Gj, 70 vjeçar.

Policia njofton se gjatë këqyrjes së trupit të paketë nga ekspertët nuk është vënë re asnjë shenjë dhune por vetëm një plagë në kokë. Sipas hetimeve të deritanishme kemi të bëjmë me një rast të vdekjes aksidentale, pasi dyshohet se i moshuari është rrëzuar nga shkallët dhe ka përplasur kokën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat