Tragjike në Itali, gruan shqiptare e nxjerrin nga shtëpia... ajo vetëvaret në një kasolle

Kronikë e zezë

Tragjike në Itali, gruan shqiptare e nxjerrin nga shtëpia... ajo vetëvaret në një kasolle

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:20
ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sperlonga të Italisë, ku drejtësia e Gjykatës së Apelit në Terracino është kthyer në “bumerang” dhe i ka kushtuar jetën një gruaje shqiptare të moshës 54 vjeçare.

Gjykata vendosi që gruaja shqiptare me nënshtetësi italiane të dëboheshe nga shtëpia ku jetonte, për shkak të problemeve të trashëgimisë. E dëshpëruar dhe në gjëndje të rëndë mendore, gruaja ka varur veten në një kasolle bujqësore fare pranë shtëpisë që ajo do duhej të braktiste.

Trupin e pajetë e ka gjetur i shoqi icili ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën, pavarësisht se gjithçka kishte marrë fund për 54 vjeçaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat