Grabitet kasaforta e hotelit luksoz në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

Grabitet kasaforta e hotelit luksoz në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:53
Hotel “Delta”

Grabitet gjatë natës së sotme kasaforta e parave të hotel “Deltës” në autostradën Durrës-Tiranë.

Mësohet se persona të paidentifikuar ende nga policia, kanë grabitur kasafortën e parave ndërsa roja i biznesit të eventeve ka qenë në gjumë. 

Ngjarja është evidentuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shuma e parave që gjendeshin në kasafortë nuk dihet ende.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Ndërkohë po merren në pyetje punonjësit e biznesit dhe roja, si dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë, që mund të lehtësojë punën e hetuesve për zbulimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat