Shkrumbohet ”Benz-i”, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshm

Kronikë e zezë

Shkrumbohet ”Benz-i”, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshm

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:35
Ilustrim

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës së kaluar në mes të qytetit të Vlorës. Makina ishte në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, ndërsa nga informacionet e para zjarrvënia dyshohet e qëllimshme. 

Report Tv mësoi se është djegur mjeti ‘Benz’ tip ‘Fuoristradë ML’, me targa AA 777 KP.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E.A.

Mjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat