Pesë të arrestuar për narkotikë në Prizren

Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar për narkotikë në Prizren

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:42
Ilustrim

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pesë të dyshuar në Prizren, pasi u ka gjetur në posedim substanca narkotike.

Rasti i parë që rezultoi me katër të arrestuar ka ndodhur në Rrugën e Kukësit pas orës 1 të mesnatës.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.56 gram  substance narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjate kontrollit të një lokali janë gjetur 16.40 gram substance narkotike e llojit marihuanë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Edhe në fshatin Malësi e Re pati të arrestuar për narkotikë, aty Policia arrestoi një person, pasi ai kishte një qese me substancë të dyshuart narkotike-marihuanë.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat