Aksidentohet psikologia e emisionit “Me zemër të hapur”, 18-vjeçarja e përplas me makinë

Kronikë e zezë

Aksidentohet psikologia e emisionit “Me zemër të hapur”, 18-vjeçarja e përplas me makinë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 20:03
Anxhela Peza

Psikologja e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”, Anxhela Peza, është aksidentuar pasditen e sotme në afërsi të zonës ku banon.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” pranë postës numër 8 në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb” duket momenti kur një automjet tip “Audi” me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi në rrugën e cila në ato momente ishte mjaft e populluar.

Për shkak të trotuaret e rrugës ishin të zaptuara nga automjetet që kishin parkuar sa majtas e djathtas, kalimtarët duket se janë të detyruar të ecin në rrugë.

Por ndonëse psikologja Anxhela Peza po lëvizte në anë të rrugës, 18-vjeccarja e cila drejtonte automjetin tip “Audi” nuk është treguar aspak e kujdesshme të ulë shpejtësinë apo të manovrojë, por e ka përplasur atë pas një makine tjetër.

Për pasojë, Anxhela Peza ka pësuar fraktura në këmbë, dhe ka marrë mjekim në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat