Arrestohen dy kërçovarë për kontrabandë me emigrantë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy kërçovarë për kontrabandë me emigrantë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:57
Foto ilustruese

Nëpunësit policorë të Stacionit policor Gjevgjeli mbrëmë, gjatë një kontrolli të rastësishëm të një automjeti tip “Audi A4” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga shtetasi me inicialet  B.A.,  41 vjeç, nga fshati Sërbicë i Kërçovës i cili ndodheshe edhe në shoqërinë e shtetasit tjetër po nga Kërçova, fshati Aranjel,  me inicialet A.N.,39 vjeç,  janë zbuluar se në veturën e tyre po transportonin tetë emigrantë ilegal të ardhur nga Greqia. Më pas u zbulua se emigrantët ishin shtetas nga Irani, Iraku,

Pakistani dhe nga Turqia të cilët nuk dispononin dokumenta identifikimi. MPB-ja informoi se këta persona janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur Meçkin Kamen në Gjevgjeli gjatë një patrulle rutinë. Pas dokumentimit të plotë për rastin o parashtrua kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat