E rëndë në Greqi, shqiptarin e masakrojnë me thikë, tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

Kronikë e zezë

E rëndë në Greqi, shqiptarin e masakrojnë me thikë, tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 20:14
ilu

Një shqiptar është plagosur me thikë ditën e hënë në Athinë, pasi është sulmuar nga tre persona.

Edhe pse ngjarja në fjalë ka ndodhur që ditën e hënë, vetëm sot është bërë publike nga mediat greke ku kanë dhënë edhe detaje për ngjarjen në fjalë.

Siç bëhet e ditur, kanë qenë tre persona, të cilët pasi kanë dhunuar dhe goditur me thikë shqiptarin, ata kanë tentuar që t’i marrinë të dashurën e tij, me të cilën ishte e shoqëruara kur ndodhi ngjarja.

Sulmi ndaj shqiptarit dhe të dashurës së tij ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, teksa ata kanë qenë duke ecur jo shumë larg stacionit të Policisë së Athinës. Tre persona me maska u janë afruar atyre, ndërsa kanë goditur me grushte dhe më pas me thikë shqiptarin duke e lënë të plagosur.

Ata kanë tentuar që të marrin me dhunë të dashurën për ta futur në një furgon që e kishin parkuar aty afër. Por, ajo ka bërtitur duke bërë që të tërheq vëmendjen e patrullës së policisë, e cila ndodhej afër, ku policët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tij.

Një prej agresorëve është arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerët kanë mundur që të arratisen. Edhe pse emri i tij nuk bëhet i ditur, mediat greke kanë raportuar se ai është një shtetas shqiptar, i cili ka qenë i depërtuar 4 herë nga Greqia. Përveç kësaj, shqiptari ishte përfshirë edhe në grabitjen e një studenti grek, duke e kërcënuar atë me thikë.

Policia e Athinës ka sqaruar se po heton për të identifikuar dhe arrestuar dy personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka raportuar se shqiptari i sulmuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat