Shoferi i dehur godet tri vetura në Prizren

Kronikë e zezë

Shoferi i dehur godet tri vetura në Prizren

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 12:44
Ilustrim

Tre persona, dy të gjinisë mashkullore dhe një femërore, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor pasi veturat e tyre janë goditur nga një veturë të cilën e drejtonte një shofer nën ndikimin e alkoolit.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në rr. “Ismajl Kryeziu”, në Prizren, mbrëmë rreth orës 18:10.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ka goditur tri vetura dhe disa rrethoja të metalta.

Nuk raportohet për të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat