Vrasja në Tiranë/ Shpallet në kërkim Domart Konjari: Konflikti për kokainën në Spanjë dhe konfliktet e bandës së rrugës “Bardhyl”

Kronikë e zezë

Vrasja në Tiranë/ Shpallet në kërkim Domart Konjari: Konflikti për kokainën në Spanjë dhe konfliktet e bandës së rrugës “Bardhyl”

Më: 30 janar 2018 Në ora: 09:29
Devi Kasmi

Një ditë pas vrasjes së 41-vjeçarit Devi (Dëfrim) Kasmi në Tiranë mësohen detaje të reja rreth ngjarjes dhe autorit të mundshëm.

Sakaq policia e Tieanës në vendin e ngjarjes gjeti dhe sekuestroi gjithsej 9 gëzhoja. Në vendngjarje u gjetën dhe 2 pistoleta, njëra në çantën e supit të viktimës dhe tjetra shumë pranë trupit të tij. Të dy armët kanë qene me fishekë.

41-vjeçarit Devi Kasmi iu bë atentat sapo doli nga pallati. Para pallatit qëndronte motori me 2 persona dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar.

Kasmi rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. Më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim.

Kasmi nuk rezulton të jetë marrë me aktivitete të paligjshme në Shqipëri, por në Spanjë ku ka jetuar për shumë vite. Ka dyshime se ai ka tentuar të vrasë Domart Konjarin në Spanjë. Konjari u plagos me 5 plumba por mbijetoi.

Domart Konjari i liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale pasi rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg, është shpallur në kërkim për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi.

Pistat e hetimeve janë edhe konfliktet e trafikut të kokainës në Spanjë. Devi Kasmi u hetua për vrasjen e Franc Konomit ngjarje e ndodhur në verën e 2010-ës, por asnjëherë nuk u gjetën prova. Pavarësisht se u hetua, Kasmi nuk u shoqërua asnjë moment në polici. Devi Kasmi më parë njihej si mik i Franc Konomit, por dyshimet e policisë ranë pas disa ngjarjeve që ndodhën në Spanjë ku u vranë dy persona.

Dy pistat që po heton policia janë konfliktet e vjetra të bandës së rrugës “Bardhyl”. Dhe pista e dytë që po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Spanjë ku dyshohet se Devi Kasmi ka qenë i përfshirë. Fakti që iu gjetën dy pistoleta në brez, tregon se Devi Kasmi i ruhej një atentati të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat