Përplasje me armë në Urën Vajgurore, plagoset një person

Kronikë e zezë

Përplasje me armë në Urën Vajgurore, plagoset një person

Më: 28 janar 2018 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Një 22 vjeçar në Urën Vajgurore ka mbetur i plagosur me armë zjarri. I riu është qëlluar me pistoletë nga një 25 vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

I riu M.B ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me një plagë në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Në datën 28.01.2018, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit I. M., 25 vjeç lindur dhe banues në Vajgurore Vajgurore, dhe punohet per kapjen e tij pasi dyshohet se ka plagosur lehtë në këmbë me armë zjari të shtetasit M.B, 22 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tapi Kuçovë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 27.01.2018.

Materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit I. M, për veprën penale të “Plagosja e lehtë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake “, të parashikuar nga neni 89, 278, të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat