Të riut i bie në ‘kokë’ për policen nga Kuçova, e ndjek hap pas hapi, por…

Kronikë e zezë

Të riut i bie në ‘kokë’ për policen nga Kuçova, e ndjek hap pas hapi, por…

Më: 28 janar 2018 Në ora: 15:15
Ilustrim

Një 30 vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur për një periudhë të gjatë kohë një punonjëse policie.

Bëhet fjalë për shtetasin Alves Hoxha i cili prej disa muajsh i dërgonte mesazhe ngacmuese dhe përndiqte oficeren e komisariatit të Kuçovës, N.Q 27 vjeç.

Policia bën me dje se Hoxha është banues në fshatin Mbreshtan në Berat, dhe se ndaj tij tani rëndon akuza për ‘përndjekje’.

Po për të njëjtën vepër penale 30 vjeçari berates është dënuar edhe më herët, pasi përndiqte një tjetër vajzë.

Hoxha kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu dhe kishte filluar sërish përndjekjen e punonjëses së policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat