Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, raportohet për një të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, raportohet për një të vdekur

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:45
Viktima

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në mesnatën që e lëm pas në Prishtinë.

Sipas një dëshmitari, përplasja e veturave ka ndodhur saktësisht tek rrethi i spitalit, ku në të është e përfshirë një taksi si dhe një Golf 4.

Në pamjet e publikuara figurojnë momentet e aksidentit që mësohet se ka ndodhur në orët mesnatës.

Mësohet se nga kjo përplasje ka humbur jetën një person dhe gjendja e dy të aksidentuarve të tjerë është kritike po ashtu.

Klan Kosova ka tentuar të konfirmojë rastin nga Policia e Kosovës por kontakti me ta ishte i pamundur.

Detaje të tjera publikohen së shpejti, lajmi pritet të përditësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat