Flet pedagogu i Arielës: 5 plumba ranë mbi trupin e Arielës, jam i shokuar! Ajo ishte një vajzë

Kronikë e zezë

Flet pedagogu i Arielës: 5 plumba ranë mbi trupin e Arielës, jam i shokuar! Ajo ishte një vajzë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:55
Ariela Murati

Ariela Murati është 21-vjeçarja që u vra ditën e sotme nga 23-vjeçari Aldo Beluli pasi nuk pranoi të lidhej me të.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinion publik, dhe sakaq kanë ardhur dhe reagimet e para. I kontaktuar nga Newsbomb pedagogu Erlis Hereni, i Fakultetit të Drejtësisë, ku studionte dhe 21-vjeçarja, është shprehur se ndjehet i shokuar nga ngjarja dhe se Ariela nuk e meritonte këtë.

Hereni tregon për Newsbomb.al se Ariela ishte nxënese me rezultate të shkëlqyera dhe një vajzë mjaft e përkushtuar.

Ja çfarë shkruan pedagogu Erlis Hereni:

Menxyre…

5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!

Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ?‍ [?]

Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise!

Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!

U prehsh ne Paqe…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat