Si nisi njohja e dy të rinjve që përfundoi sot në vrasje, djali i kërkoi dorën edhe në shtëpi

Kronikë e zezë

Si nisi njohja e dy të rinjve që përfundoi sot në vrasje, djali i kërkoi dorën edhe në shtëpi

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:52
Çifti

Një krim pasioni tronditi kryeqytetin këtë të dielë, ku një 23 vjeçar qëlloi me armë zjarri dhe e la të vdekur vajzën që dashuronte, 21 vjeçe.

Ngjarja ndodhi pak para orës 15:00 pranë Fakultetit të Mjekësisë. Djali ka qëlluar edhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Fierit, dhe të dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Kapo’.

Mësohet se që prej kohës se gjimnazit, djali kishte ndjerë për vajzën të cilën e kishte ndjekur edhe në Tiranë. Në historinë e tyre kishin ndërhyrë edhe familjarët e vajzës të cilët i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre, pasi ishte kthyer i bezdisshëm.

Djali madje i kishte vajtur edhe në shtëpi vajzës, por familja e saj nuk ka qenë dakord dhe i kanë kërkuar të heqë dorë nga kjo kërkesë. Edhe vajza e ka refuzuar në vijimësi, por i riu nuk ishte bindur për këtë gjë, raporton korrespondentja e Panorama, Majlinda Rama.

Belulaj njihej si djalë i urtë dhe jo problematik, e së fundmi kishte nisur edhe punë si infermier, ndërsa vajza ishte studente ekselente në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe jetonte në shtëpi me qira.

Të dy të rinjtë kanë qenë nxënës shumë të mirë në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat