Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Manastir duke tentuar të trafikojnë 47 pako marihuanë

Kronikë e zezë

Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Manastir duke tentuar të trafikojnë 47 pako marihuanë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:49
Ilustrim

Është ngritur padi penale kundër dy shtetasve të Shqipërisë, S.S.(36) dhe A.T.(24) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në përdorim i substancave narkotike, psikotrope dhe prekursorë”, vepër e dënueshme sipas nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Sipas policisë, dy të akuzuarit pasi që kanë marrë marihuanën, e kanë paketuar në gjithsej 47 pako, e kanë vendosur në çanta dhe nga Shqipëria janë nisur përmes Maqedonisë, drogën ta transportojnë në Greqi.

“Nga analiza e kryer vërtetohet se bëhet fjalë për rreth 33 kilogram marihuanë. Gjykata themelore – Manastir ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për dy të dyshuarit, shetas të Shqipërisë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat