Sot rreth orës 14:00 në fshatin Papaz të Ferizajt një person i moshës 70 vjeç është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Mësohet se viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi.
Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi nga Policia e Kosovës, ai tha se burrin rreth 70 vjeç e ka gjetur vëllai i tij pa shenja jete.
“Vëllau i tij ka hy për dritare, dera ka qenë e mbyllur, e ka gjet pa shenja jete”, tha.
Më pas në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës përderisa ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Ky rast po hetohet.