Qëlloi veten me plumb në kokë, vdes në spital fieraku

Kronikë e zezë

Qëlloi veten me plumb në kokë, vdes në spital fieraku

Më: 7 janar 2018 Në ora: 19:13
Ilustrim

Ka ndërruar jetë në spital i riu nga Fieri që plagosi veten me armë zjarri në kokë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se djaloshi i quajtur Roel Yzeiri nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagës së rëndë që kishte marrë, teksa ka goditur veten me armë të zjarrit.

I riu u dërgua nga familjarët në spital. Familjarët kanë thënë përpara bluzave të bardha se djali kishte qëlluar veten me armë.

Akoma nuk është e qartë se përse Yzeiri ka shkuar deri në gjendjen sa të qëllojë veten me armë. Grupi hetimor është duke u marrë me rastin në mënyrë specifike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat