Polica e Kosovës në fshatin Korishë në Prizren ka arrestuar pesë persona për sulm fizik ndaj një personi, si dhe njëri nga të dyshuarit sulmuar edhe dy zyrtarë policorë.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, po ashtu kanë dëmtuar xhamat e një veture Audi me targa vendore. Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht dhe ka ofenduar dy zyrtar policor. Lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe një zyrtar policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje./BS