Babai nga Maqedonia vret djalin 5-vjeçar në Itali

Kronikë e zezë

Babai nga Maqedonia vret djalin 5-vjeçar në Itali

Më: 4 janar 2018 Në ora: 23:03
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ankonë dhe mbarë Italinë, pasi një djalë 5-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot në Cupramontana.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vogëlushi është vrarë nga babai i tij, një 24-vjeçar nga Maqedonia.

‘Tgcom’ shkruan se 24-vjeçari, i papunë, dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Fatmirësisht nëna e fëmijës arriti të shpëtonte, ndërsa ndodhet në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.

Aktualisht policia italiane po heton lidhur me zbardhjen e plot të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa maqedonasi është shoqëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat