Babai i dehur tenton të vrasë djalin, familjarët tregojnë tmerrin në polici

Kronikë e zezë

Babai i dehur tenton të vrasë djalin, familjarët tregojnë tmerrin në polici

Më: 3 janar 2018 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar shqiptar u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncuar nga bashkëshortja dhe fëmijët. Ngjarja ka ndodhur në Montelupo, Fiorentino të Italisë.

Ai kishte marrë një thikë dhe kërcënonte të vriste djalin e tij 17-vjeç. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari ishte në gjendje të dehur. E gjithë skena ndodhi në sy të vajzës së vogël të familjes. Shqiptari kërcënonte edhe bashkëshorten e tij, të cilën e goditi me celular në kokë. Kanë qenë vet anëtarët e familjes që lajmëruan policinë.

Karabinierët arrestuan shqiptarin të akuzuar për dhunë në familje. Autoritetet thonë se familjarët ishin të tronditur psikologjikisht. Ata i thanë policisë se veprimet e 35-vjeçarit nuk ishin sporadike, por rast i përsëritur. Ai kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike edhe më parë ndaj anëtarëve të familjes. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat