Tragjike në Kurbin! 16-vjecari vdes duke hedhur fishekzjarre

Kronikë e zezë

Tragjike në Kurbin! 16-vjecari vdes duke hedhur fishekzjarre

Më: 1 janar 2018 Në ora: 06:28
ilustrim

Nje jete e humbur ne diten e pare te 2018-es.

Nje ngjarje tragjike ka ndodhur ne kete nate te nderrimit te viteve. Nje 16 vjecar ka humbur jeten ne Sanxhak te Kurbinit pasi kishte hipur ne tarracen e shtepise per te hedhur fishekzjarre. Familjaret e kane gjetur pa shenja jete me demtime ne koke. Policia ka nisur hetimet pee kete rast tragjik.

Njoftimi i policise

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak - Kurbin. 

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë , pa shenja jete me një dëmtim në kokë. 

Pritet ekspertiza mjeko -  ligjore për përcaktimin e llojit të  dëmtimit në kokë. 

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat