Aksident i rëndë në Tepelenë, mbetet e plagosur një vajzë 5 vjeçare

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tepelenë, mbetet e plagosur një vajzë 5 vjeçare

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 21:56
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Toç të Tepelenës ku mjeti tip “Skoda” me drejtues J.B, vjeç 38, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tjetër tip “Seat”, që po drejtohej nga D.D, 43 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit “Skoda”, konkretisht gruaja me iniciale I.B 32 vjeç dhe vajza e mitur 5 vjeç.

Të dyja janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se shkaktar i aksidentit është J.B, i cili po procedohet penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat