Katër persona arrestohen për kontrabandë e falsifikim dokumentesh

Kronikë e zezë

Katër persona arrestohen për kontrabandë e falsifikim dokumentesh

Nga: Bota sot Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:38
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar dje në Prishtinë dhe Gjakovë për kontrabandë me mallra dhe falsifikim dokumentesh.

Policia raporton se pas hetimeve njësitet policore kanë arrestuar kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura.

Gjatë bastisjes në katër lokacione të ndryshme njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar-sekuestruar prova te ndryshme qe ndërlidhen me veprën. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat