Makina del nga rruga në Fier, plagoset shoferi

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga në Fier, plagoset shoferi

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 17:23
Ilustrim

Një aksident me të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.

Policia bën me dije se mjeti tip "Fiat punto" me drejtues T.G, 48 vjeç, banues në Ndërmenas, Fier, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Në datën 25.12.2017, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Fier-Seman, mjeti tip "Fiat punto" me drejtues shtetasin T.G, 48 vjeç, banues në Ndërmenas, Fier, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbadhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat