72-vjeçari me motor përplas biçikletën, tre të plagosur në Shkodër

Kronikë e zezë

72-vjeçari me motor përplas biçikletën, tre të plagosur në Shkodër

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 14:09
ilu

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një motor është përplasur me një biçikletë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një 72-vjeçar me inicialet GJ.P, i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër.

Jashtë rrezikut për jetën shtetesja L. P. 62 vjeçe pasagjere në motor (bashkeshortja) dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër.

Informacion Paraprak

Me datë 24.12.2017, ora 12:08, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur ish SMT Dobraç, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një motor është përplasur me një biçiklete, si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër.

Si dhe kanë mbetur të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën shtetesja L. P. 62 vjeçe pasagjere në motor (bashkeshortja) dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat