Therje me thikë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Mitrovicë

Nga: Bota sot Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një 15 vjeçar me inicialet B.H, është arrestuar nga policia në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë viktimën A.S., 17 vjeçar, i cili mbetet në spitalin rajonal për trajtimin të mëtejmë mjekësor, pasi gjendja e tij është stabile.

Sipas Policisë, ngjarja fillimisht ishte raportuar se një person i lënduar ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal Mitrovicë, ku njësia patrulluese ka kontaktuar viktimën A.S., 17 vjeçar.

Në vendngjarje iu janë përgjigjur hetuesit e Stacionit Policor Jug dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ku në bazë të të dhënave të para të siguruara është identifikuar identiteti i personit  të dyshuar, dhe i dyshuari B.H., 15 vjeçar është arrestuar nga policia.

I dyshuari B.H., 15 vjeçar është intervistuar nga policia dhe me urdhër të  prokurorit të Shtetit, të dyshuarit në fjalë  ju ka shqiptuar masa e ndalimit policor.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent  na udhëzojnë në hetim të veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat