Vjedhin një argjendari në Ferizaj dhe e plagosin një person

Kronikë e zezë

Vjedhin një argjendari në Ferizaj dhe e plagosin një person

Nga: Bota sot Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 09:13
Ilustrim

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari, ku kanë grabitur një sasi të arti dhe gjatë konfrontimit, ata kanë plagosur me armë një person dhe janë larguar në drejtim të panjohur, përcjell Bota sot.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. 

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Rasti po hetohet nga njësitet policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat