Vjedhin një televizor, i arreston policia

Kronikë e zezë

Vjedhin një televizor, i arreston policia

Nga: Bota sot Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka vërejtur tre të dyshuar të cilët ishin duke ikur dhe njëri prej tyre e kishte në dorë një televizor.

Njësia policore ka reaguar dhe ka arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur, përcjell Bota sot.

Policia njofton se gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit kishin vjedhur në shtëpinë e e një personi të cilit i është kthyer televizori.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë dhe i arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat