"Dua 2 mijë euro ose publikova fotot nudo”, i riu që shantazhonte 48-vjeçaren nga Lezha

Kronikë e zezë

"Dua 2 mijë euro ose publikova fotot nudo”, i riu që shantazhonte 48-vjeçaren nga Lezha

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 14:19
Ilustrim

Një 29-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet se prej kohësh i bënte shantantazh një gruaja se do i publikonte disa foto nudo.

I arrestuari është shtetas G.Shkurti, banues në Kurbin, ndërsa ai është denoncuar nga 48-vjeçarja me iniciale D.P.  Nga dëshmitë e gruas, i riu i kishte kërkuar asaj 2000 euro, pasi në të kundërtën do t’i publikonte asaj foto intime.

"Ky shtetas i ka marrë shtetases D.P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit një shumë vlerash monetare prej 1150 Euro, me qëllim të mos i publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj.Ky shtetas ka vijuar ta kërcënoje për t’i marrë edhe shumën prej 2000 Euro. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal.", thuhet ne njoftimin zyrtar të policisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat