Qytetarit nga Kosova i vidhet vetura në Rrugën e Kombit

Kronikë e zezë

Qytetarit nga Kosova i vidhet vetura në Rrugën e Kombit

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

Një kosovari i është vjedhur vetura të shtunën pasdite në aksin rrugor Milot - Rrëshen

Dy persona të paidentifikuar e kishin gjetur veturën e ndezur pasi pronari i saj kishte dalë për të blerë ujë.

“Më datë 16.12.2017, rreth orës 18.30, në aksin rrugor Fushë Milot-Rrëshen, dy persona të paidentifikuar, pasi kanë gjetur të ndezur e të hapur mjetin e shtetasin F.K., vjeç 49, banues në Kosovë, kanë marrë mjetin tip “Volkswagen” dhe janë larguar. Drejtuesi i automjetit kishte ndaluar për të blerë ujë dhe e kishte lënë mjetin ndezur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia është duke punuar në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat