Grabitet një filial i ‘Western Union’-it në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitet një filial i ‘Western Union’-it në Prishtinë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:23
ilustrim

Persona të panjohur kanë grabitur filialin e “Western Unionit” në Bregun e Diellit.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Zëdhënësi i Policisë tha se rreth orës 09:30 kanë pranuar informatë për një grabitje në rr. “Gazmend Zajmi”, respektivisht në një nga filialet “Western Union”.

Borovci tha se sipas informacioneve të para dyshohet që 3 persona kanë qenë pjesëmarrës në këtë grabitje. Ata, sipas tij, kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat