Identifikohet ekzekutori i 32-vjeçarit

Kronikë e zezë

Identifikohet ekzekutori i 32-vjeçarit

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 09:29
Angjelin Shkambi

Artan Koçeku dyshohet të jetë personi i cili paraditen e së dielës vrau me tre plumba pistolete 32-vjeçarin Angjelin Shkambi, në Shkodër.

Burime nga Policia e Shkodrës thonë për ABC News se Koçeku, i cili është shpallur në kërkim nga policia, dyshohet ta ketë vrarë 32-vjeçarin për shkak të një borxhi të pashlyer.

Autori i dyshuar mësohet se vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës për vjedhje, nga ku kishte dalë me leje. 

Edhe viktima Angjelin Shkambi ishte person me precedent penal, i akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe vetëm kohë më parë kishte dalë nga burgu me kusht. 32-vjeçari u gjet i pajetë në makinën e tij rreth orës 11:10, në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat