Plagosja me thikë në Tiranë, policia jep detaje të reja

Kronikë e zezë

Plagosja me thikë në Tiranë, policia jep detaje të reja

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:32
Ilustrim

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një të riu, të ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Policia njofton se: Rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë  se në bulevardin “Gjergj Fishta”, po konfliktohen dy shtetas.

Shërbimet e policisë së Tiranës kanë mbërritur në vend ngjarje ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në bulevardin “Gjergj Fishta “, ka ndodhur një konflikt ndërmjet dy  shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat