E përplas për vdekje dhe e braktis në autostradë, aksident i rëndë në Tiranë

Kronikë e zezë

E përplas për vdekje dhe e braktis në autostradë, aksident i rëndë në Tiranë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga policia janë shprehur se ka qenë një telefonatë që ka njoftuar për një trup të pajetë në mes të rrugës.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 11.11.2017, rreth orës 05.40, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:  

Në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R. Z., 71 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat