Plagoset me armë zjarri pronari i një lokali në Vlorë

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri pronari i një lokali në Vlorë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në Vlorë.

Siç bën me dije policia, i plagosur ka mbetur 51-vjeçari me iniciale D.C, pronar i një lokali në lagjen ''Uji i Ftohtë''.

Mësohet se ai është qëlluar me armë nga E.V., 46 vjeç, i cili ka qenë klient në lokalin e tij, kur ka ndodhur ngjarja.

Burime zyrtare nga policia sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikt të çastit që ata kanë pasur me njëri-tjetrin.

Pronari i lokalit ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat